Transportit për në shkollë në klasënparashkollore, shkollën fillore dhe shkollën fillore speciale
Nxënësit që shkojnë në klasë parashkollore, shkollë fillore ose shkollë fillore speciale komunale ose private mund të kenë të drejtë transporti për në shkollë.
Janë ligji për arsimin dhe udhëzimet e qytetit të Malmös për transportin për në shkollë ato që rregullojnë kushtet që japin të drejtën e transportit për në shkollë. Sipas ligjit për arsimin, nxënësit mund të kenë të drejtë për transport për në shkollë për shkak të
- Largësisë nga shkolla
- Kushteve të trafikut gjatë rrugës së nxënësit për në shkollë
- Aftësitë e kufizuara të nxënësit
- Ndonjë rrethane tjetër të veçantë
Apliko për transport për në shkollë
Për të ditur nëse mund të kesh të drejtë për transport për në shkollë sipas ligjit për arsimin, duhet të paraqesësh një aplikim për transport për në shkollë. Pasi të kesh dorëzuar aplikimin, një shqyrtues do të shqyrtojë nëse ti ke të drejtë për transport për në shkollë bazuar në informacionin që ke dorëzuar. Për këtë arsye është e rëndësishme që në aplikim të përshkruash arsyen se pse beson që fëmija jot ka nevojë për transport për në shkollë.
Nëse fëmijës tënd i miratohet transporti shkollor
Vendimi për transport për në shkollë vlen gjatë periudhës që përcaktohet në vendim, për sa kohë që asgjë nuk ndryshon, si për shembull nëse ti ndërron shkollën ose shpërngulesh. Nëse ndryshojnë kushtet që kanë bërë që transporti për në shkollë është miratuar për fëmijën tend, ti duhet të njoftosh qytetin e Malmös.
Rregulli kryesor është që transporti për në shkollë duhet të kryhet nëpërmjet transportit publik me abone. Në kushte të caktuara, nxënësi nuk mund të udhëtojë me transport publik, por ka nevojë të udhëtojë me automjetin e shkollës (taksi të shkollës, autobus të shkollës ose automjet të veçantë). Transporti shkollor vlen nga një vend ngjitur me shtëpinë e nxënësit, deri në shkollë dhe kthimi mbrapsht dhe është orari shkollor i nxënësit ai që e rregullon orarin e transportit shkollor.
Fëmija jot zakonisht nuk ka të drejtë për transport për në shkollë nëse
- ti aplikon për një shkollë që është larg shtëpisë dhe zgjedh të shkosh tek ajo shkollë
- ti zgjedh të ndërrosh shkollën
- ti zhvendosesh por vazhdon tek shkolla jote e vjetër
- ti shkon në një shkollë private ose në një shkollë komunale jashtë qytetit të Malmös.
Kontaktinformation
Malmö stads kontaktcenter
- E-post:
- malmostad@malmo.se
- Telefon:
- 040-34 10 00
- Telefontider:
- Vardagar 08.00–17.00
- Postadress:
- 205 80 Malmö
- Länk till webbplats:
Sidan senast uppdaterad: